Pasagjeri pa edukatë, vendos këmbët ‘mbi kokën’ e bashkudhëtares

Pasagjeri pa edukatë, vendos këmbët ‘mbi kokën’ e bashkudhëtares

11:48, 12/11/2019
A+ Aa A-

Një pasagjer aeroplani është treguar vërtet i neveritshëm pasi ka vendosur këmbët e zbathura mbi sedijen e pasagjerit para tij duke shkaktuar shqetësim tek bashkëudhëtari.

Pasagjerja femër e ndau imazhin në Reddit të hënën së bashku me etiketimin Ka për të qenë një udhëtim i gjatë'. 

Fotografia tregon një udhëtar tjetër, me këmbët e tij, duke pushuar mbi kokën e gruas, ndërsa ajo duket shumë e dëshpëruar në kamer.

Postimi i saj shpejt u bë viral.

"Më shqetëson të mendoj se njerëzit janë në gjendje të bëjnë këtë lloj gjëje kjo tregon se vërdallë kemi shumë njerëz të paditur dhe të paedukatë’, shkroi një përdorues i zemëruar. 

"Njerëzit mendojnë se kjo gjë nuk është e keqe pasi të tjerët nuk i kritikojnë ata apo edhe nuk ua vënë në dukje", shtoi një tjetër. 

Shumë të tjerë i sugjeronin gruas që nëse avioni ishte ende pa u nisur ti fuste një shkelm edhe ta fluturonte jashtë.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco