VIDEO/ 'Ngjarja e rrallë qiellore': Mërkuri kalon para Diellit

VIDEO/ 'Ngjarja e rrallë qiellore': Mërkuri kalon para Diellit

11:00, 12/11/2019

Monitoruesit e qiellit në të gjithë botën kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje të rrallë qiellore sot pasi Mërkuri ka bërë kalimin e tij të rregullt përpara Diellit.   

Kjo ngjarje, e njohur si një 'tranzit', ndodh vetëm një herë në 13 vjet dhe do të jetë e dukshme nga pothuajse kudo në Tokë me pajisjet e duhura dhe pa mbulesë resh.

Tranziti fillon në 11:35 GMT (04:35 PST) dhe zgjat rreth 5.5 orë, kështu që do të ketë shumë kohë për të kapur shfaqjen.

Në Britaninë e Madhe, shoqëritë astronomike amatore dhe vëzhguesit publik do të zhvillojnë ngjarje ku anëtarët e publikut mund të shijojnë tranzitin përmes pajisjeve speciale.  

Profesori Mike Cruise, Presidenti i Shoqërisë Astronomike Mbretërore, tha: 'Transitet janë një demonstrim i dukshëm se si planetët lëvizin rreth Diellit, dhe të gjithë me qasje në pajisjet e duhura duhet të hedhin një vështrim'. 

Ndodh sepse është një nga vetëm dy planetët në sistemin tonë diellor që orbitojnë diellin më afër se Toka dhe tjetri është Venusi. 

Në pjesën më të madhe të orbitave të tij, Mërkuri kalon lart ose poshtë Diellit siç shihet nga Toka. 

Ndonjëherë, megjithatë, orbitat e Tokës dhe Mërkurit rreshtohen në atë mënyrë që Mërkuri të kalojë drejtpërdrejt midis Tokës dhe Diellit.

Kur kjo ndodh, Mërkuri është i dukshëm nga Toka si një pikë e vogël  rreth 0.5 për qind e diametrit të vetë diellit.  

"Qielli do ketë një shfaqje të vërtetë ndërsa Mërkuri kalon përpara Diellit," tha NASA.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco