FOTO/ Faqja që demaskon blerjet më të çuditshme online

FOTO/ Faqja që demaskon blerjet më të çuditshme online

09:57, 12/11/2019

Ekziston një llogari Instagrami e cila ka bërë një gjetje fantastike me publikimet e saj.

Aty ndan me ndjekësit të gjitha fotot e objekteve më të çuditshme që janë shitur në Ebay dhe ndër to gjendet edhe një veshje shtrige me flokë njeriu.

Përveçse të çuditshme këto objekte janë edhe shumë të shtrenjta. Për shembull fustani i shtrigës kushton plot 5,000 $ e madje është shitur me atë vlerë.

New Yorker Tae In Ahn krijoi llogarinë Ebaybae, e cila tani ka 68,000 ndjekës, dhe zbulon platformën e ofertave dhe shitjeve më qesharake që kanë parë atje. 

Një tjetër objekt interesant është edhe një varëse e cila është bërë nga karamele shumëngjyrëshe dhe që mban logon e markës së famshme të modës, Channel.

Kjo varëse shumë e çuditshme ka kushtuar pothuajse 3,000 dollarë.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco