Babai që mban gjarprin 6 metër në familjen me dy fëmijë të vegjël

Babai që mban gjarprin 6 metër në familjen me dy fëmijë të vegjël

09:01, 12/11/2019
A+ Aa A-

Një baba i cili bleu një piton thuajse 6 metër është duke festuar ngjarjen me familjen e tij.

Marcus Hobbs, 31 vjeç, mban gjarprin Hexxie 107 kg në një rezervuar në banesën e tij me tre dhoma gjumi në Tewkesbury, Gloucestershire.

Hexxie besohet që është pitoni më i madh birmanez në botë.

Ai ha lepuj, drerë të porsalindur, viça, dhi dhe derra të sjellë nga fermerët vendas dhe nxjerr një jashtëqitje një herë në muaj mjaft të madh për të mbushur një qese.

Gruaja e Markusit, Amy, e ka pranuar Hexxien në shtëpi, megjithëse e pranon se nuk është e paktë hapësira që ai zë në shtëpinë e tyre.

Ai kushton mijëra paund për t'i mbajtur dhe mund të jetë vdekjeprurëse nëse keq trajtohet edhe keq ushqehet, duke shtrydhur njerëz deri në vdekje brenda disa minutave dhe duke i gëlltitur ata tërësisht. Ai nuk e nxjerr kurrë vërdallë gjarprin kur fëmijët e tij 4 dhe 1 vjeç janë duke lëvizur.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco