VIDEO/ Gjen qenin e humbur pas 4 vitesh: Takimi është emocionues

VIDEO/ Gjen qenin e humbur pas 4 vitesh: Takimi është emocionues

13:22, 11/11/2019
A+ Aa A-

Një i ri kanadez, Mike Plas, postoi në Facebook videon në të cilën ai e përqafoi përsëri qenin e tij Jack, gjurmët e të cilit u humbën në 2015.

Videoja u bë virale online brenda një jave.
Qeni i tij kishte humbur për katër vjet, por ai kurrë nuk kishte humbur shpresën që ta përqafonte përsëri: javën e kaluar, ky besim u shpërblye. 

Nga Kanadaja vjen historia e Mike Plas dhe qenit të tij të quajtur Jack, i cili humbi në 2015 në Ontario. 
Tani, pas 48 muajsh pritjeje dhe me ndihmën e Centennial Animal Shelter në Ëinnipeg, Mike dhe Jack janë bashkur përsëri. 

Takimi i tyre, plot emocione, u filmua dhe u postua në Facebook nga vetë Majk, i cili komentoi postimin: "Ndjeva sikur jeta ime u kthye përsëri në normalitet". 

Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco