VIDEO/ Kryebashkiaku i Mesinës futet me motor në zyrë

VIDEO/ Kryebashkiaku i Mesinës futet me motor në zyrë

10:51, 11/11/2019
A+ Aa A-

Videoja e postuar në Facebook ka vendosur në qendër të vëmendjes, qytetarin e parë të Messinës, Cateno De Luca, i cili u fut me motoçikletë në zyrën e tij.

Ndonjëherë duhet pak, si një video e postuar në mediat sociale, që të bëhet virale dhe të grumbullojë qindra komente. 

Në këtë mënyrë kryetari i Komunës së Mesinës, Cateno De Luca , është bërë një fenomen shoqëror, falë një videoje të publikuar në profilin e tij që ka ngjallur një valë komentesh, mes lavdërimesh dhe kritikash, për bashkëqytetarët e tij dhe të përdoruesve të internetit.

Në filmin e shkurtër De Luca vendos përkrenaren e tij, hipi në motoçikletë dhe futet në ambientet e tij të zyrës. Skena, e xhiruar me një celular, u postua më pas në profilin zyrtar të kryetarit, ku po mbërrijnë dhjetëra ndërveprime. 

Është e qartë që qytetari i parë i Messinas nuk vendosi të parkojë motorin brenda Bashkisë: qëllimi i tij ishte të promovojë ngjarjen: 'Enduro di Messina 100 minuti su sabbia', e planifikuar për në 17 nëntorin e ardhshëm në Santa Margherita në bregdet. 

Shumë edhe e uruan kryebashkiakun për origjinalitetin e iniciativës së tij.

Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco