VIDEO/ Elefanti dinak, largon rrethimin për të përfituar ushqimin e preferuar

VIDEO/ Elefanti dinak, largon rrethimin për të përfituar ushqimin e preferuar

10:12, 11/11/2019

Kafsha gjeti një truk inteligjent për të kapërcyer gardhin elektrik që e pengonte atë të arrinte ushqimin e parapëlqyer. 

Elefantët janë të njohur për kujtesën e tyre, por për zgjuarsi nuk duket të jetë i fundit në mesin e kafshëve. Kjo dëshmohet nga një video që është bërë virale në Twitter ditët e fundit, në të cilën një elefant përdor një mashtrim inteligjent për të shmangur një gardh elektrik që e pengoi atë të kalonte zonën e ndaluar.
Por vendosmëria dhe dinakëria e elefantit bënë të mundur që ai të arrinte qëllimin e tij. 

Kafsha, pasi ka identifikuar njërën prej shufrave prej druri, në të cilën është kapur gardhi elektrik, përdor feçkën e tij për ta ulur atë poshtë dhe për të eliminuar plotësisht rrethimin në mënyrë që të arrijë ushqimin e tij të preferuar dhe të gjithë këtë e bën me kujdes maksimal.

Gjesti i kafshës është filmuar edhe në një video shumë interesante:


 

Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco