VIDEO/ 10 milionë ndjekës në Youtube duke bërë jetë primitive

VIDEO/ 10 milionë ndjekës në Youtube duke bërë jetë primitive

08:53, 11/11/2019
A+ Aa A-

Jetesa e jetës në botën e egër është një gjë e vështirë, por ky YouTuber e çon atë në një nivel krejt të ri.

John Plant, i cili drejton kanalin ‘Primitive Technologies’, ka krijuar miliona ndjekës duke postuar klipe të udhëtimit të tij vetë në Epokën e Gurit.

I armatosur me asgjë, përveç mjeteve primitive që ai ndërtoi vetë, klipet e 37-vjeçarit e tregojnë atë duke bërë armë, veshje, strehim dhe më shumë gjera të tjera nga e para.

John ka mbledhur mbi 790 milionë shikime të videos dhe një ushtri prej afro 10 milionë ndjekësish që kur filloi kanalin në maj 2015.

Duke folur me Times këtë javë, ai e mbështeti suksesin e tij në efektin relaksues që videot e tij kanë tek shikuesit.

"Njerëzve u pëlqen të shohin se si t'i zgjidhin problemet," tha John. "Kjo është arsyeja kryesore pse i bëj ato dhe pse më ndjekin."

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco