VIDEO/ Tempulli i Artë i Indisë që mrekullon vizitorë nga e gjithë bota

VIDEO/ Tempulli i Artë i Indisë që mrekullon vizitorë nga e gjithë bota

12:36, 08/11/2019
A+ Aa A-

Është prej ari dhe, është e lavdishme. Emri i saj ndryshe cilësohet si ‘Shtëpia e Zotit’ku kishte një mori pelegrinësh. Tempulli është i rrethuar me ujë dhe ka një urë të madhe. Dihet që boja që ka lyer këtë ndërtesë është me përmbajtje ari në brendësi të saj.

Një nga vendet më të vizituara në botë, Harmandir Sahib është vendi kryesor i adhurimit për besimin Sik dhe miliona bëjnë pelegrinazh në këtë faltore të shenjtë në Amritsar, në Indi, çdo muaj. 

Të gjithë janë të mirëpritur të vizitojnë këtë vend, burra dhe gra, nga të gjitha sferat e jetës gjejnë ngushëllim brenda mureve të këtij vendi të shenjtë.

Përveç ushqimit të shpirtit, kuzhina e tempullit, një nga më të mëdhatë në botë, ushqen vizitorët, duke bërë dhe shërbyer deri në 100,000 vakte falas në ditë. Mbresëlënëse për të gjithë vizitorët është, arkitektura, historia e ndërtesës dhe komuniteti.

Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco