Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

FOTO/ Njihuni me April, kalin e veçantë me mustaqe

FOTO/ Njihuni me April, kalin e veçantë me mustaqe

11:53, 08/11/2019
A+ Aa A-

Mustaqet e dendura të saj mbulojnë plotësisht buzën e sipërme.

April është kali 17 vjeçar i cili ka mustaqe të mirëfillta poshtë hundës së tij.

Pronarija, Lucia Urquhart, 47 vjeç, thotë se përtej një krehje të rregullt që duhet bërë është e domosdoshme që edhe të pastrohet dhe sistemohet pas momentit kur ai ushqehet.

Ndërsa April merr mjaft komente për mustaqet e saj të pazakonta, Lucy nuk mund ta imagjinojë kalin e saj pa to.

Lucia, nga Runcorn në Cheshire, tha se: “April lindi me mustaqe dhe se ishte rritur me to gjatë gjithë jetës së saj”.

"Ushqimi më i keq për të janë farat, të cilat ajo i ha shpesh, sepse shumë copa i bien në mustaqe dhe ajo ka shumë dëshirë kur pronarja fillon i kreh mjekrën duke rrëzuar ato e në njëfarë mënyre i masazhon mjekrën”.

"Është një tipar i çuditshëm që një kalë të ketë mustaqe, por unë mendoj se është i shkëlqyeshëm dhe i përshtaten asaj në një mënyrë të çuditshme”.

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco