Fotografi me famë botërore tregon raportin mes njerëzve dhe kafshëve

Fotografi me famë botërore tregon raportin mes njerëzve dhe kafshëve

08:40, 08/11/2019
A+ Aa A-

Steve McCurry ka arritur statusin e legjendës me fotografitë e tij dokumentuese, dhe ndoshta është i njohur më së miri për portretin e tij të "Vajzës Afgane" me sytë e gjelbër të botuar në 1985.

Por fotografi amerikan shumë i njohur, i cili e ka ndërtuar karrierën e tij rreth mbulimit të guximshëm të konfliktit të armatosur, ka një pasion më pak të njohur për publikun: kafshët.

Ata janë subjekt i një libri të ri të quajtur thjesht "Steve McCurry. Animals", botuar nga Taschen.

Libri përpilon fotot e preferuara të fotografit, nga macet në Myanmar deri te devetë në Jordan.

"Kafshët janë një nga subjektet e mia të preferuara për të fotografuar; ato janë plotësisht të paparashikueshme," tha McCurry.

"Kafshët janë në lëvizje të vazhdueshme, kanë mendjen e tyre dhe rrallë i kushtojnë vëmendje udhëzimeve nga një fotograf”, tregon ai.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco