VIDEO/ Quhet insekti shkop dhe është ndër më të rrallët në natyrë...

VIDEO/ Quhet insekti shkop dhe është ndër më të rrallët në natyrë...

15:41, 07/11/2019
A+ Aa A-

Ky është insekti i zi shkop i cili njihet për bukurinë e tij pasi është një specie e rrallë që gjendet vetëm në një zonë të vogël prej 12 hektarësh në malet e Perusë veriore. 

Zbuluar vetëm në vitin 2005, asgjë nuk dihet për këtë insekt por besohet të jetë më aktiv natën kur ngjyrosja e tyre e thellë e zezë i mban të fshehura nga grabitqarët. 

Ata janë gjithashtu të armatosur me një gjëndër në pjesën e pasme të kokës së tyre, e cila, kur kërcënohet, mund të spërkasë një substancë gërryese, me erë të fortë. 

Për shkak se habitati i tyre natyror është aq i vogël, mbijetesa e tyre është e pasigurt por për fat të mirë njerëzit janë duke bërë vazhdimisht përpjekje për mbarështimin e tyre për t’i nxitur që të shumohen e të shtohen.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco