Kapet në foto kallamari gjigant që mund të rritet deri në 13 metra

Kapet në foto kallamari gjigant që mund të rritet deri në 13 metra

14:16, 07/11/2019

Një kallamar gjigant është kapur në kamera teksa një grup studiuesish ishin duke kryer një ekspeditë kërkimore në thellësi të detit.

Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës ka postuar imazhin e paqartë të krijesës gjigante të detit në Facebook.

Administrata shkroi përkrah postimit: "Shikoni këtë kallamar të përgjumur në det të thellë, i cili është parë duke u zvarritur sipër automjetit që operonte nga distanca e afërt me të”.

Ekspertët mendojnë se kallamari gjigant mund të rritet deri në 13 metra i gjatë për shkak të një gjendjeje të quajtur gigantizëm në det të thellë.

Për shkak të perspektivës është e vështirë të përcaktohet se sa i madh mund të jetë kallamari gjigant në imazh.

Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco