VIDEO/ Fansi i polos qëllohet keq me shkelm në sy nga një kalë

VIDEO/ Fansi i polos qëllohet keq me shkelm në sy nga një kalë

12:27, 06/11/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti tronditës kur një burrë i cili po afrohej pranë një kali u godit shumë keq nga ai dhe u rrëzua.

Matias Seltzer i pasionuar pas sportit të polos, 21 vjeç, ishte duke shkuar në turneun me kuaj të Kupës Andres Gazzott në Klubin Country Tortugas që ndodhet në Buenos Aires, Argjentinë të hënën kur edhe mori shqelmin e fuqishëm në fytyrë nga kafsha.

Pavarësisht goditjes së fortë që mori përsëri e ka marrë veten dhe thuajse nuk ka qëndruar asnjë ditë në spital.

Matias ishte duke ecur pas kalit e madje i dha një shpullë në të pasme duke menduar se ishte një situatë mëse normale por duket se kafsha nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka reaguar duke e shqelmuar.

Gazeta lokale La Nacion raporton se kali e gjuajti atë pranë njërit sy. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco