Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Qeni ndihmon të zotin të bëjë ushtrime, duke i mbajtur këmbët

VIDEO/ Qeni ndihmon të zotin të bëjë ushtrime, duke i mbajtur këmbët

14:45, 05/11/2019
A+ Aa A-

Një qen inteligjent ka ndihmuar jo pak pronarin e tij në momentin kur ka qenë duke bërë ushtrime fizike për barkun.

Trajneri i qenit Cun Chivas ndau klipin e kafshës së tij i cili është duke i mbajtur pronarit këmbët në dysheme ndërsa ai bën ushtrimet.

Në klipin, marrë në Hung Yen, Vietnam, Chivas ulet në dyshemenë përballë qenit të tij.

Me udhëzim, qeni qëndron në mënyrë që këmbët e Chivas të mund të fiksohen nën këmbët e tij dhe nuk lëviz për asnjë moment.

Në momentin kur përfundon ushtrimet Chivas e përkëdhel qenin e tij plot dashuri duke i lënë të kuptojë se e kreu më së miri misionin.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco