Misteri i ndërtimit të 'Stonhenge' lidhet me zbulimin e qytetit të parë britanik

Misteri i ndërtimit të 'Stonhenge' lidhet me zbulimin e qytetit të parë britanik

14:56, 04/11/2019
A+ Aa A-

'Qyteti i parë' britanik ishte vendosur në Salisbury dhe banorët e saj ndërtuan Stonehenge, sipas një teorie të re nga arkeologët.

Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit mbi 70,000 mjete guri nga një zonë e quajtur ‘Blick Mead’, e cila është vetëm 1600 metra larg nga rrethi i famshëm i gurëve.
Kush është përgjegjës për ndërtimin e Stonehenge është një mister që arkeologët kanë dëshiruar të përgjigjen por që ende nuk kanë arritur.

Monumenti besohet të jetë ndërtuar midis viteve 3000-2000 para Krishtit, por qëllimi i tij dhe si njerëzit parahistorikë ishin në gjendje ta ndërtojnë atë, ka shqetësuar studiuesit për shekuj dhe ende sot nuk e kanë një përgjigje.

Studiuesit mendojnë se gjuetarët e parahistorisë mund të kishin jetuar atje deri në 10,000 vjet më parë dhe ‘Blick Mead’ mund të jetë qyteti i parë britanik e banorët e tij mund të jenë ata që kanë ndërtuar edhe të famshmin ‘Stonehenge’.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco