Mjekët indianë heqin një tumor prej 18.1 kg nga vezorja e një gruaje

Mjekët indianë heqin një tumor prej 18.1 kg nga vezorja e një gruaje

13:25, 04/11/2019
A+ Aa A-

Kirurgët në Indi kanë hequr një tumor gjigant që peshonte 18.1 kg nga vezorja e një gruaje.

Kavita Kalam, 38 vjeç, shkoi në spital me dhimbje të forta në stomak dhe iu tha mjekëve se po mundohej të merrte frymë.

Mjekët kryen një varg testesh dhe zbuluan se ajo kishte një tumor të vezores që ishte 106 cm në perimetër.   

Mjekët raportuan se ky tumor do e kishte shkatërruar plotësisht nëse nuk do e kishte hequr në këto momente.

Zonja Kalam u trajtua në spitalin Acharya Vinoba Bhave në Wardha, një qytet që ndodhet në perëndim të Nagpur në zemër të Indisë.

Ajo u diagnostikua me një tumor jo kanceroz i mbushur me një lëng të papastër uji në brendësi.

Dr. Arkita Jaiswal Singam, një nga mjekët që trajtoi zonjën Kalam, thuhet se tha: 'Ky është cisti më i madh që kam operuar ndonjëherë. Ishte aq i madh sa zuri 95 për qind të barkut të pacientit me një perimetër abdominal prej 106 cm’.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco