FOTO/ Metrotë më të veçanta në botë, ja ku ndodhen...

FOTO/ Metrotë më të veçanta në botë, ja ku ndodhen...

11:46, 04/11/2019
A+ Aa A-

Në dallim nga metroja e Londrës, Parisit dhe Nju Jorkut, sistemet e metrove ruse nuk u krijuan vetëm për të ndihmuar njerëzit të zhvendoseshin nga një zonë e qytetit në një tjetër por përkundrazi u përdorën gjithashtu si vepra arti propagandistike, një shkrirje e skulpturës, arkitekturës dhe pikturës, duke promovuar idenë se luksi nuk mungonte në kohën e tyre.

Fotografi me origjinë kanadeze, Christopher Herwig, kaloi vite duke fotografuar këto stacione, duke dokumentuar modelet e tyre të ndryshme, dhe ka përpiluar një libër të ri, Stacionet Metro Sovjetike, botuar nga Fuel Publishing.  

Ai paraqet një botë nëntokësore komplet të re dhe të paparë më parë.

‘Kam kaluar vite duke fotografuar stacionet e autobusëve Sovjetikë, të cilat ishin monumentale.

Ndërsa stacionet e Metrove janë një përzierje emocionuese e propagandës, artit dhe dizajnit’.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco