VIDEO/ Pitbulli frikësohet për vdekje nga kotelja e vogël

VIDEO/ Pitbulli frikësohet për vdekje nga kotelja e vogël

11:22, 04/11/2019
A+ Aa A-

Një qen pitbull i rritur ka shkaktuar jo pak humor në rrjetet sociale me reagimin e tij ndaj një ‘prezantimi’ që pronarja i bën me një kotele të vogël ngjyrë të zezë.

Duket se qeni trembet aq shumë nga kotelja sa nuk tenton as ta shikojë me sy po thjesht i hap ata me tmerr kur e shikon dhe largon kokën duke mos lëvizur prej vendit nga tmerri.

Mund të duket e vështirë edhe për t’u besuar por ky pitbull vërtet tmerrohet prej koteles teksa e shikon atë në një divan në Pensacola, Florida.

E qeshura mund të dëgjohet ndërsa një grua që mban kotelen e zezë e sjell atë drejt fytyrës së pitbullit.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco