FOTO/ Ndër ishujt më të paarritshëm në botë, hapet për publikun nga dhjetori i 2019

FOTO/ Ndër ishujt më të paarritshëm në botë, hapet për publikun nga dhjetori i 2019

10:32, 04/11/2019
A+ Aa A-

Një ishull i vogël vullkanik i vendosur në mes të Atlantikut të Jugut, Shën Helena është pa dyshim një nga vendet më vështirë të arritshme në botë.

Në fakt, pa arritshmëria e tij bëri që britanikët ta zgjidhnin atë si një ishull burgu për Napoleon Bonaparte, i cili u internua këtu në 1815.

Napoleoni kurrë nuk ka tentuar për ta braktisur ishullin, por një shërbim i ri ajror nga Nju Jorku do të bëjë që kjo pronë e largët britanike të jetë shumë më e lehtë për t’u arritur nga turistët ndërkombëtarë të cilët mund ta vizitojnë dhe të largohen.

United Airlines ka prezantuar një linjë të re fluturimi duke filluar nga 3 dhjetori 2019, i cili do të çojë turistët deri në destinacion.

Airlink do të kryejë fluturime çdo të martë nga Cape Town në Shën Helena nga 3 dhjetori 2019 deri më 25 shkurt 2020 (duke përjashtuar Krishtlindjen dhe natën e Vitit të Ri).

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco