E vërteta e frikshme që fshihet pas tatuazheve të këtyre burrave

E vërteta e frikshme që fshihet pas tatuazheve të këtyre burrave

09:23, 04/11/2019
A+ Aa A-

Me shprehje krenare, të mprehta, figurat e moshuara në portretet e Peter Bos duken mjaft të kendshmë, të sjellshme, madje. 

Por tatuazhet e burrave tregojnë një të vërtetë më të errët: Ata dikur kanë qenë personazhe të frikshme, shenjat e fytyrës së të cilëve simbolizojnë dekapitimin e armiqve të tyre ( prerjen e kokave).

Këta janë anëtarët e fisit Konyak, një grup me afërsisht 230,000 njerëz që jetojnë në shtetin Indian të Nagaland, afër kufirit të Mianmar. 

Duke jetuar në fshatrat e largëta kodrinore, këto bashkësi shpesh përdorën shenjat e trupit si model për të festuar fitoret dhe arritjet ndaj armikut.

Tatuazhet në fytyrë lejoheshin vetëm për luftëtarët që bënin një të tillë me vdekjen e një personi.

"Ky model tatuazhi përshkruan statusin e dikujt ose ciklin e jetës dhe këta njerëz janë bartësit e fundit të kësaj tradite dhe kur të vdesin, do të ikin përgjithmonë".

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco