FOTO/ Misteri i portreteve magjepsëse të Egjiptit të lashtë

FOTO/ Misteri i portreteve magjepsëse të Egjiptit të lashtë

08:40, 04/11/2019
A+ Aa A-

Ndërsa portretet e lashta të egjiptianëve kanë qenë prej kohësh objekt kurioziteti, rreth tyre ekziston vetëm një sasi minimale informacionesh. 

Shumë pyetje kanë mbetur që kur u zbuluan nga arkeologët përreth qytetit egjiptian të Fayum-it në fund të viteve 1800.

Kush i pikturoi? Cilat pigmente dhe substrate përdorën artistët, dhe ku u blenë këto materiale? A ishin pikturat e bëra gjatë jetës së subjektit apo pas vdekjes  së tij?

Në 2003, konservatorja, Marie Svoboda e ktheu në misionin e saj zbulimin e këtyre mistereve.

Kohët e fundit ajo u bashkua me radhët e Muzeut Getty në Los Angeles, dhe ndërsa koleksioni i institucionit ishte i pasur dhe i përhapur, një grup i vogël prej 16 punimesh tërhoqi vëmendjen e saj.

Fytyrat e pikturuara në mënyrë të detajuar në këto piktura, të njohura si portrete mumjesh, datojnë nga 100 deri në 250 pas Krishtit. Dhe kërkimet për informacione rreth tyre ende vazhdojnë.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco