FOTO/ Zbulohen 6,000 objekte antike ari me vlerë 4.14 milionë dollarë

FOTO/ Zbulohen 6,000 objekte antike ari me vlerë 4.14 milionë dollarë

08:26, 04/11/2019
A+ Aa A-

Një grumbull me 6000 objekte anglo-saksone prej ari me vlerë mbi 4.14 milionë dollarë është cilësuar si "një nga gjetjet më të mëdha" dhe u zbulua duke përdorur një detektor metalik prej thuajse 3 dollarësh.

Artikujt nga 650 AD janë të njohur si grumbullimi i Staffordshire dhe u gjetën nga, Terry Herbert me një pajisje të blerë në një vend për pjesë këmbimi makinash.

Ai e përdori detektorin për të eksploruar një fushë afër Lichfield të fermerit ,Fred Johnson dhe objektet u shitën në muze për 4.14 milionë $ dhe fondet u ndanë midis tyre.

Studiuesit besojnë se artikujt janë një "grumbull lufte" mbetur nga beteja nga ushtritë e mbretërisë së Mercia-s nga Northumbria fqinje dhe Anglia Lindore.

Rreth 80 për qind e sendeve të identifikuara janë pajisje nga armtime, kryesisht shpata dhe studiuesit besojnë se është e jashtëzakonshme, madje shumë prej tyre ishin bërë nga ari.

Image

Image

Image

Image

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco