FOTO/ Vendi ku njeriu thuajse nuk dallohet përballë akullnajës gjigante

FOTO/ Vendi ku njeriu thuajse nuk dallohet përballë akullnajës gjigante

10:19, 01/11/2019
A+ Aa A-

Këto foto të mrekullueshme tregojnë një eksplorues i cili qëndron përballë disa akullnajave masive dhe janë aq të mëdha sa kjo eksploruese thuajse nuk mund të dallohet.

Jack Anstey, 27 vjeç, ishte në foto sesion në Islandë dhe vendosi të qëndrojë për disa ditë pasi të mbaronte punën.

Ai shkoi për një udhëtim në bregdetin jugor me miken e tij, Sarah Rodgers dhe përfundoi në Fjallsjökull një akullnajë dalëse në Parkun Kombëtar Vatnajokull, afër Skaftafell.

Jack, nga Leicester, mbetën të mrekulluar nga përmasat e fushës së akullit dhe në foto Sarah është vetëm një pikë e vogël ngjyrash kundër shkëlqimit frikësues të akullnajës masive.

Jack tha: 'Islanda është niveli tjetër, përtej gjithçkaje që është në mendje. Është një nga vendet e mia të preferuara për të shkuar. Nuk ka vend ku kam qenë që mund ta krahasoj me të’.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco