Vullnetarë për klientin e rregullt, punonjësit e barit i ndryshojnë jetën…

Vullnetarë për klientin e rregullt, punonjësit e barit i ndryshojnë jetën…

09:56, 01/11/2019
A+ Aa A-

Punonjësit dhe vizitorët e rregullt të një pub-i u mblodhën bashkë për të rregulluar shtëpinë e një ish ushtari, 89 vjeç, pasi zbuluan se ai po jetonte në mjerim të plotë.

Ish-gardiani, Carl Marshall ka kaluar gati tre dekada duke jetuar në një punëtori pranë shtëpisë së ish-familjes së tij.

E lagësht dhe me pak ngrohje, prona e rrethuar nga minjtë, nuk kishte dritare në katin e poshtëm, banjë ose dush dhe thjesht një dhomë gjumi të vogël.

89 vjeçari i përulur nuk i tha kurrë askujt se si po jetonte dhe shkonte rregullisht në pub-in e tij të preferuar ku zakonisht pinte një gotë verë të kuqe e ulej të lexonte gazetën.

Vetëm kur u sëmur nga pneumonia dhe u detyrua të mbyllej në një shtëpi për të moshuarit, njerëzit kuptuan se sa e mjerë ishte gjendja e tij.

Pronari i pijetores së re, Alison Switchhenbank galvanizoi tërë komunitetin në veprim dhe nisi një kërkesë në internet për një "ushtri të ndihmësve" për të rindërtuar shtëpinë.

Punonjësit e pub-it thanë se ishin tmerruar kur panë gjendjen në të cilën i moshuari jetonte dhe se ai nuk fliste pasi kishte një karakter të butë dhe nuk donte të shqetësonte askënd.

U mblodhën 50 vullnetarë dhe shpenzuan plot 20,000 dollarë për rikonstruktimin e plotë të banesës e cila ka një dallim të dukshëmd he kushte shumë të mira jetese për një njeri.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco