NASA: në 2024 zbresim në Hënë, në 2035 drejt Marsit

NASA: në 2024 zbresim në Hënë, në 2035 drejt Marsit

13:47, 23/10/2019
A+ Aa A-

Zyrtarët e NASA-s tani po synojnë t'i dërgojnë njerëzit në Mars diku në vitet 2030 dhe në vitin 2035.

Administratori, Jim Bridenstine ka sugjeruar që afati i ri kohor është rezultat i misionit të përshpejtuar në Hënë, pasi agjencia hapësinore po planifikon një rikthim në sipërfaqen hënore në vetëm pesë vjet.

Zyrtarët shpresojnë se misioni i Hënës do t'i ndihmojë njerëzit të mësojnë se si të jetojnë dhe punojnë në një botë tjetër dhe të dëshmojnë aftësi dhe teknologji, duke i lejuar ata të jenë të përgatitur për Planetin e Kuq.

Bridenstine i bëri këto njoftime në Kongresin Ndërkombëtar Astronautik (IAC) në Uashington, pasi rekrutoi partnerë të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për të ndihmuar me misionin Artemis - emri zyrtar i misionit përsëri në Hënë.

"Nëse po e përshpejtojmë uljen në hënë, ne po e përshpejtojmë uljen edhe në Mars", tha Bridenstine, Administratori i NASA-s, sipas Space.com.

"Unë sugjeroj që mund ta bëjmë deri në vitin 2035," shtoi ai.

Në prill të këtij viti, Bridenstine njoftoi se njerëzit mund të ulen në Mars deri në vitin 2033, pas dëshirës së Presidentit Donald Trump për t'u rikthyer në Hënë deri në vitin 2024.

"Ne duam të arrijmë një ulje në Mars në vitin 2033, por për të bërë këtë duhet të përshpejtojmë pjesët e tjera të programit, Hëna është një pjesë e madhe e këtij misioni," i tha administratori Komitetit të Kongresit të Shkencës, Hapësirës dhe Teknologjisë në prill.

ImageMarrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco