VIDEO/ Arkeologët zbulojnë 'tunelet e thesareve' 800-vjeçare, ndërtuar nga Kalorësit Templarë

VIDEO/ Arkeologët zbulojnë 'tunelet e thesareve' 800-vjeçare, ndërtuar nga Kalorësit Templarë

12:33, 23/10/2019
A+ Aa A-

Sekretet e Kalorësve Templarë janë zbuluar nga arkeologët në Izrael.

U zbuluan një sërë tunelesh të humbura që çojnë në një kullë me thesare, të cilat murgjit legjendar të luftëtarëve do i kishin përdorur për të transportuar arin e tyre rreth 800 vjet më parë.

Mbetjet e ambienteve ekstravagante të ushtarëve u zbuluan në qytetin antik Acre, në bregdetin e Izraelit.

Dr. Albert Lin, një arkeolog amerikan, udhëhoqi kontrollin gjatë një dokumentari të National Geographic. 

Dr Lin tha: 'Unë jam në Izrael në kërkim të Kalorësve Templarë. Këta murgj të luftëtarëve janë objekte të legjendës dhe të historisë së njerëzimit, dhe kështu është edhe ari i tyre'. 

Gjatë kryqëzatave, Kalorësit Templarë zhvilluan betejën për Perëndinë, për ar dhe lavdi. Diku në qytetin modern të Akres shtrihet qendra e tyre e komandës, dhe ndoshta thesari i tyre. 

Kalorësit Templarë ishin një rend fetar kalorësish, një grup murgjish luftëtarë, të formuar për të mbrojtur haxhinjtë e krishterë në Tokën e Shenjtë.

Ata u krijuan në Angli në shekullin e 12-të, për të mbledhur para për kryqëzatat, dhe zyrtarisht u shpërndanë disa qindra vjet më vonë. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco