FOTO/ Nofullat e peshkaqenëve, fotografuar nga fansi i tyre 'i çmendur'

FOTO/ Nofullat e peshkaqenëve, fotografuar nga fansi i tyre 'i çmendur'

11:10, 22/10/2019
A+ Aa A-

Këto fotografi që tregojnë gojët e frikshme të peshkaqenëve janë marrë nga një fotograf i cili është quajtur “i çmendur”, shfaqin fuqinë madhështore të krijesave pas të cilave është fiksuar. 

Euan Rannachan, 34 vjeç, ka dalë ballë për ballë me peshkaqenë të panumërt në të gjithë karrierën e tij i nxitur nga adrenalina, por pretendon se ai nuk trembet edhe kur është vetëm disa metra larg gojës së tyre të hapur.  

Fotot e tij të jashtëzakonshme kapin grabitqarët më të rafinuar të natyrës në më të frikshmit, me dhëmbët e mprehtë brisk dhe me sytë e tyre të zinj të përhumbur duke u përqendruar në objektivin e tyre të ardhshëm. 

Por pas viteve të zhytjes në Londër, Rannachan, i cili ka jetuar në Kaliforni për 15 vitet e fundit, ka zhvilluar një respekt dhe mirëkuptim të ri për krijesat.

Rannachan ka një diplomë nga Akademia e Arteve në San Francisko dhe ka zotëruar mjete të tjera të tilla si akrilik, digjital, teknikat e pikturimit me penel, lapsa dhe skica boje. 

Edhe pse gjeneratat e njerëzve janë rritur duke pasur frikë nga peshkaqenët, ky fans i peshkaqenëve shpreson të komunikojë që ndërsa frika është e kuptueshme dhe e nevojshme, është akoma e mundur të bashkëveproni me peshkaqenë në mënyrë të sigurt me trajnimin e duhur. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco