‘Dhuratë për Perënditë’: arkeologët zbulojnë thesarin 3000 vjeçar të epokës së bronzit

‘Dhuratë për Perënditë’: arkeologët zbulojnë thesarin 3000 vjeçar të epokës së bronzit

10:09, 22/10/2019
A+ Aa A-

Qindra armë të epokës së bronzit u zbuluan në një kantier ndërtimi nga brigjet e Thames dhe mund të kenë qenë një ofertë për perënditë, thonë ekspertët.

Thesari prej 453 artefaktesh që datojnë afro 3,000 vjet më parë u zbulua në Havering, në lindje të Londrës, në shtatorin e kaluar.

Akset, shpatat, shtizat, unazat, kamxhikët dhe shufrat e bakrit përbëjnë koleksionin antik, i cili daton nga 800 Para Krishtit dhe 900 Para Krishtit.

Ato u gjetën nga arkeologët, të cilëve u kërkohej të shikonin në një vend që po punohet për nxjerrjen e zhavorrit. 

Ekspertët besojnë se vendndodhja mund të ketë qenë një dyqan armësh ose kovaçeri për shkak të mënyrës sesi sendet grupohen me kujdes. 

Ata gjithashtu nuk e kanë përjashtuar mundësinë që koleksioni të jetë një ofertë për perënditë, një praktikë e zakonshme në shoqëritë e epokës së bronzit.

Zbulimi u shpall zyrtarisht një thesar në fillim të këtij viti dhe është zbulimi i tretë më i madh i epokës së bronzit ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. 

Me emrin Havering Hoard, ajo do të formojë qendrën e një ekspozite të madhe në Muzeun e Londrës nga prilli. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco