VIDEO/ Familjes më të madhe në Britani i shtohet një tjetër anëtar, foshnja numër 22

VIDEO/ Familjes më të madhe në Britani i shtohet një tjetër anëtar, foshnja numër 22

15:42, 21/10/2019
A+ Aa A-

Familja më e madhe e Britanisë është e vendosur të rritet ende në numër me të tjerë anëtarë ndërsa Sue Radford ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të 22-të.

Radford, 44 vjeçe dhe burri i saj Noel, 48 vjeç, postuan një klip në YouTube të dielën që tregon ekon e saj të fundit.

Vjen pasi dyshja nga Morecambe, Lancashire, thanë se pas fëmijës së tyre të fundit në 2018 nuk do të kishte më.

Në video, zonja Radford tha: 'Pra, tani ju e mësuat ne presim një tjetër fëmijë”. 

Ajo është 15 javëshe shtatzënë dhe ka njoftuar se shumë shpejt do bëjë edhe të ditur gjininë e fëmijës. Sue ka deklaruar se do të ishte shumë e lumtur nëse ky fëmijë që ajo është duke pritur është një djalë.

Familja më e madhe në Britani momentalisht jeton në një shtëpi e cila ka në total 10 dhoma gjumi.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco