Pasagjeri i avionit than çorapet në dritare, tmerron të tjerët

Pasagjeri i avionit than çorapet në dritare, tmerron të tjerët

12:28, 21/10/2019
A+ Aa A-

Një pasagjer ka tmerruar bashkëudhëtarët pasi u kap duke tharë çorapët nga dritarja e aeroplanit.

Njeriu anonim u turpërua në Instagram nga shumë udhëtarë të pështirosur prej udhëtimit në të njëjtin avion me të.

Fotografia, e ngarkuar në llogarinë Instagram, 'Passenger Shaming', publikoi dy çorapet e bardha 'që thaheshin' nën xhamin e dritares.

Imazhi është titulluar në mënyrë sarkastike: "Unë po bëj gati lavatriçen në rrugën time për në Los Anxheles’.

Që nga ajo kohë ka pasur mbi 5,000 pëlqime, me shumë përdorues të mediave sociale të cilët mbetën të tronditur nga veprimet e tij.

Një person ka shkruar: "Unë thjesht mund ta imagjinoj erën e keqe të djathit nga çorapet e lagështa e të pështira".

Një tjetër shtoi: "Çfarë nuk shkon me këta njerëz?!"

Të tjerët thanë se nuk do të mund të përdorin përsëri dritaret në aeroplan.

Një grua shtoi: "Unë i ul dritaret shumë herë me djalin tim ndërsa fluturoj ... herën tjetër do të kujtoj çorapet”.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco