Peshkatari zbulon brirët 10,000 vjeçare të ‘drerit irlandez’

Peshkatari zbulon brirët 10,000 vjeçare të ‘drerit irlandez’

11:53, 21/10/2019
A+ Aa A-

Megjithëse pjesa më e madhe e specieve të lashta janë gjetur ekskluzivisht në Irlandë, edhe mbetjet shumë vjeçare të kafshëve të ndryshme, janë gjetur përsëri në numër të konsiderueshëm në këtë vend dhe kryesisht mbetje të drerëve.

Një peshkatar dhe ndihmësi i tij ishin jashtë në shtratin e liqenit të ‘Lough Neagh’ në Irlandën Veriore më 5 shtator, kur vëmendja e tyre u largua nga peshkimi i zakonshëm dhe filluan të dallonin diçka të errët dhe të dyshimtë.

Raymond McElroy dhe ndihmësi i tij, Charlie Coyle, u tronditën kur gjetën brirët e një dreri dhe kafkën e tij thuajse të paprekura dhe në një madhësi të konsiderueshme.

Siç rezulton, gjetja e tyre nuk ishte vetëm e papritur, por historike, pasi kafka e lashtë daton mbi 10.500 vjet më parë, sipas LiveScience.

"Mendova se ishte vetë djalli. Unë do ta hidhja përsëri," tha Coyle. Kafka dhe brirët dikur i përkisnin një specie të lashtë tani në zhdukje të njohur si "dreri irlandez". Brirët kapin një gjatësi të konsiderueshme prej 1.8 metrash gjë që na qartëson se sa të mëdha ishin këto kafshë në kohën kur ato kanë ekzistuar.

    Marrë nga: allthatsinteresting.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco