FOTO/ Të thinjura në moshë të re, këto gra e pranojnë veten ashtu si janë

FOTO/ Të thinjura në moshë të re, këto gra e pranojnë veten ashtu si janë

11:00, 21/10/2019
A+ Aa A-

Kur fillojnë thinjat e para në flokë, kthehen në shqetësim për të gjithë vajza dhe djem. Por ka persona që thinjen shumë herët e madje thuajse plotësisht.

Një lëvizje globale e kohëve të fundit ka për synim të nxisë të gjitha vajzat e reja që ta pranojnë veten ashtu si janë edhe nëse flokët e tyre janë kthyer thuajse plotësisht në gri.

Koleksioni i fotografive, i vendosur së bashku nga grupi i komunitetit Grombre në Instagram , i grave në të gjithë botën, synon të dëshmojë se flokët e thinjur janë vërtet të bukur e madje edhe frymëzues. 

Në mesin e pamjeve është një grua 27-vjeçare e cila u kthye në një adoleshente të thinjur kur ishte vetëm 17 vjeçe dhe një tjetër që kishte vite që i lyente flokët me këna para se të vendoste përfundimisht të pranonte veten ashtu si ishte dhe të shfaqej kudo me thinjat e saj.

Më poshtë janë të gjitha gratë e reja në moshë që kanë vendosur të pranojnë veten si janë edhe pse me thinja:

ImageKjo vajzë sot 27 vjeç filloi të thinjet kur ishte vetëm 17 vjeçe.

ImageEdhe kjo vajzë u thinj thuajse plotësisht ende pa mbushur të 30-tat dhe madje filloi të thotë se këtë ngjyrë edhe pot a kishte ëndërruar nuk do e kishte realizuar dot.

Image‘I dua flokët e mija, mrekullohesha çdo ditë teksa i shikoja të ktheheshin në ngjyrë argjendi’.

ImageRachel Miller tha që i konsideronte flokët e saj gri si një privilegj dhe se shumë njerëz duhet të presin shumë kohë derisa të shikojnë qoftë edhe një thinjë në flokët e tyre. Ajo tregoi se kurrë nuk i kishte lyer flokët dhe se prej fillimit i kishin pëlqyer ngjyrimet gri që kishin marrë ato.

ImageMildred, nga Italia, kaloi tetë muaj duke rritur flokët e saj gri.

ImageNjë përdoruese tjetër e mediave sociale tha se ajo kishte lyer flokët e saj rregullisht për 15 vjet, derisa vendosi të marrë një vit pushim për të udhëtuar nëpër botë. Prej atëherë ajo nuk i ka lyer më flokët dhe e ka pranuar veten ashtu si është dhe sot është plot 34 vjeç.

ImageNjë grua tjetër tha që ajo filloi të dallonte thinjat e saj të para në moshë shumë të re e se fillimisht vendosi të aplikojë bojë të zezë në to për plot pesë vite. Por pas pesë vitesh aplikim të vazhdueshëm, ajo vendosi të mos lyejë më flokët e saj dhe t’i pranojë ato në ngjyrën e tyre natyrale, gri.

ImageIris Lalinha, nga Brazili tregon se për të thinjat e para dolën kur ishte vetëm 21 vjeç dhe se fillimisht filloi ti priste ato vazhdimisht deri në momentin kur filloi të mësohet dhe ta vlerësojë pamjen e saj.

ImageJenneá tha që pasi filloi të komentohej negativisht për faktin se i mbante flokët gri filloi t’i lyejë në kafe derisa edhe ajo u dorëzua dhe e pranoi veten ashtu si ishte.

ImageDeb Pinckley tha që ajo vetëm kohët e fundit kishte filluar mos lyerjen e flokëve dhe se 30 shtatori do të shënonte katër muaj pa bojë. Deb kishte kaluar më parë 19 vjet duke shkuar në sallon për të ngjyrosur flokët e saj, tha që vendosi të kthehej kaçurrelat e saj në ngjyrën e tyre natyrale.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco