FOTO/ Balena dhuron spektakël, hidhet në ajër pranë një varke turistësh

FOTO/ Balena dhuron spektakël, hidhet në ajër pranë një varke turistësh

15:01, 18/10/2019
A+ Aa A-

Një balenë gjigante është hedhur fort në ajër dhe ka dhuruar spektakël për një mori turistësh që gjendeshin në një varkë aty pranë.

Pamja e pabesueshme fatmirësisht u kap nga fotografi John Goodridge, 54 vjeç, ndërsa ishte duke shijuar lundrimin që jashtë Sydney Heads, në Neë South Wales, Australi, javën e kaluar.

Emigranti britanik Goodridge, i cili u transferua nga Yorkshire në Australi 24 vjet më parë, tha se dukej se turistët ishin me fat pasi balena e re doli nga uji dhe u drejtua drejt tyre pasi nuk pati asnjw dwm dhe tw paktwn shijuan njw pamje tw paharrueshme.

Ai tha: 'Ishte e pabesueshme të shihej, dhe njerëzit në varkë me siguri nuk e panë atë që po vinte. Ishte një pamje mjaft e mahnitshme të dëshmosh kur balena kërcen nga vala drejt varkës’.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco