Charles Henry Gordon-Lennox: biznesmeni i miliona dollarëve që punon 12 orë në ditë

Charles Henry Gordon-Lennox: biznesmeni i miliona dollarëve që punon 12 orë në ditë

14:14, 18/10/2019
A+ Aa A-

Shumica prej nesh imagjinojmë se aristokratët jetojnë një jetë shumë të lehtë dhe se për ta ka ardhur dita që të punojnë të tjerët dhe jo më vetë. Por kjo nuk vlen për Dukën e Richmond dhe Gordon, i cili është një sipërmarrës me një etikë pune Stakhanovite.

Ai punon të paktën 12 orë në ditë. Më shumë. Ai na bën të na vijë turp, tregon një nga personat i cili punon afër me të.

Pasuria prej 12,000 hektarësh Goodwood afër Chichester në West Sussex është vendi ku Duka, i njohur ndryshe si Charles Henry Gordon-Lennox, jeton me familjen e tij dhe drejton pasurinë e tij prej plot 29 biznesesh.

Gjithë bizneset e tij dhe banesat ai ka arritur t’i përdorë për të shtuar edhe më shumë të ardhurat dhe kjo falë orëve të gjata të punës që së pari bën ai vetë e më pas stafi i personave që ka punësuar.

Pasuria e tij është rreth 129 milionë dollarë, por, siç thotë ai, kujdesi për to do edhe më shumë punë dhe impenjim. Ai thotë: 'Kushton miliona vetëm të qëndrosh i heshtur dhe të mos bëj asgjë.' 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco