FOTO/ Çifti i të moshuarve krijon kopshtin më të bukur të Britanisë

FOTO/ Çifti i të moshuarve krijon kopshtin më të bukur të Britanisë

13:19, 18/10/2019
A+ Aa A-

Një çift në pension që kanë kaluar gati katër dekada dhe kanë shpenzuar mijëra dollarë në kopshtin e tyre të pasmë e  kanë ‘pikturuar’ atë me ngjyra mahnitëse të vjeshtës ndërsa sezoni rikthehet. 

Marie dhe Toni Newton, të dy 71 vjeç, kanë kaluar 37 vjet dhe kanë shpenzuar më shumë se 20,000 dollarë duke transformuar kopshtin e tyre në Walsall, West Midlands. 

Kopshti është mbiquajtur 'katër stinët' për shkak se përshtatet gjelbërimi dhe bimësia me të 4 stinët e viti pasi të dy të moshuarit në pension i përkushtohen maksimalisht atij. 

Ata pretendojnë se kanë mbjellë më shumë se 3000 bimë nga më të ndryshmet ndër të cilat plot 120 janë pemë panje. 

Çifti, i cili ka katër fëmijë të rritur dhe katër nipër e mbesa, kalojnë dy orë në ditë duke mirëmbajtur me dashuri bimët dhe shkurret dhe u janë dhënë disa akordime, duke përfshirë Kopshtin më të Mirë të Britanisë. 

Image

Image

Image

Image

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco