Gjendet në fund të detit skeleti i një krijese gjigante

Gjendet në fund të detit skeleti i një krijese gjigante

09:59, 18/10/2019
A+ Aa A-

Kërkuesit e thellësive kanë gjetur një skelet balene në thellësi të ujërave.

Zhytësit që eksplorojnë vullkanin nënujor Davidson Seamount në brigjet e Kalifornisë së fundmi vunë re mbetjet skeletore të një krijese masive.


Specialisti i oqeaneve EVNautilus postoi videon në YouTube dhe shpjegoi: "Gjatë projektit të fundit të sezonit të ekspeditës së këtij viti Nautilus, ekipi ynë zbuloi një skelet balene ndërsa eksploronte Davidson Seamount në brigjet qendrore të Kalifornisë me studiues nga Monterey Bay National Marine Sanctuary.

"Mbetjet skeletore të balenës, të shtrirë në shpinë, vlerësohen të jenë të gjata 4-5 metra.

Ekipi është duke punuar për të identifikuar specien për të gjetur përfundimisht llojin e balenës.

Eksploruesit e oqeanit vunë re se kufomat e balenave kishin akoma organe dhe copa lëkure mbi to.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco