FOTO/ Buqeta e dasmës me mish pule, nusja nuk i reziston dot

FOTO/ Buqeta e dasmës me mish pule, nusja nuk i reziston dot

09:51, 18/10/2019
A+ Aa A-

Një nuse shokoi mysafirët e saj pasi në dasmën e saj kishte një tufë lulesh të bëra nga copa pule, të cilën ajo hëngri menjëherë pas dollisë.

Bler Hardy u lidh në martesë me Adam Tyson në fillim të këtij muaji në Hotel Radisson në Ohio.

Bler është një fanse e njohur e pulës madje pagoi edhe ekstra për të pasur pulë të skuqur në dasmën e saj ndërsa u shërbeu mysafirëve të saj një vakt tradicional.

Shoqëruesja e saj e nderit, kushërira e saj Jenna Spetz, vendosi të përfshijë në një mënyrë të paharrueshme dashurinë e Blerit për pulën në dasmën e saj duke i dhuruar një tufë me ‘lule’ me copa pule në brendësi dhe të vendosura midis gjethesh.

Jenna kontaktoi kompaninë e preferuar të ushqimit të Bler, për të parë nëse mund ta bënin ditën e saj ekstra të veçantë.

Për habinë e saj, ata u përgjigjën duke thënë se do të dërgonin një tufë lulesh të ngrënshme, si dhe pulë për të gjithë dasmorët.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco