Gara po zhvillohet: foshnja e parë në hapësirë mund të lindë në 2030

Gara po zhvillohet: foshnja e parë në hapësirë mund të lindë në 2030

13:42, 17/10/2019
A+ Aa A-

Gara e re hapësinore është se cili vend mund të pretendojë edhe pse jo të fitojë mundësinë për të realizuar ngjizjen dhe lindjen e parë të një fëmije në hapësirë.

Ekspertët diskutuan kohët e fundit me qeveritë dhe sipërmarrësit që planifikojnë të kolonizojnë sistemin diellor në një konferencë në Gjermani.

Me shumë mundësi mund të ketë një garë në hapësirë. Investitori, Elon Musk dëshiron të jetë i pari që dërgon një njeri në Mars.

Kina dëshiron të jetë e para që ndërton një bazë në Hënë. Dhe një vend tjetër ose një njeri me fuqi do të dëshirojë që personi i parë të ngjizet në hapësirë.

Kompania e Edelbroek është duke studiuar sesi dikush do të lindte në kushte graviteti zero.

Dr Egber Edelbroek, shefi ekzekutiv i firmës kërkimore Spaceborn United, ende mendon se lindja e parë në hapësirë do të ndodhë brenda 12 viteve të ardhshme.

Nëna do të duhet të jetë e aftë dhe e shëndetshme dhe lindja do të ndodhë diku tek Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, i cili tashmë ka disa njerëz që jetojnë në të.

ImageMarrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco