Kroaci: Gjendet karroca 2000 vjeçare, e varrosur bashkë me kuajt

Kroaci: Gjendet karroca 2000 vjeçare, e varrosur bashkë me kuajt

12:10, 17/10/2019
A+ Aa A-

Një karrocë romake e plotë është gjetur bashkë me mbetjet e fosilizuara të kuajve në Kroaci.

Varrimi i çuditshëm daton afro 2,000 vjet më parë dhe mendohet se është rezultat i një rituali varrimi për familjet romake jashtëzakonisht të pasura. Arkeologët e bënë zbulimin në një vend afër qytetit Vinkovci në Kroacinë lindore.

Është gjetur një dhomë e madhe varrosjeje, në të cilën ndodhej edhe karroca me dy rrota, e njohur në gjuhën latine si 'cisium'.

Eksperti Boris Kratofil sqaroi për mediat lokale se zakoni ishte pjesë e një rituali të jashtëzakonshëm gjatë periudhës romake në provincën e Pannonia.

Zakoni shoqërohet me familje jashtëzakonisht të pasura që kanë luajtur një rol të spikatur në jetën administrative, sociale dhe ekonomike të provincës së Pannonia. 

Zbulimi vlerësohet të jetë nga shekulli i tretë pas Krishtit, por ekipi i shkencëtarëve po punon për të konfirmuar epokën e saktë të tij.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco