Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Si ‘rezervat e urgjencës’ ju ndihmojnë të arrini qëllimet...

Si ‘rezervat e urgjencës’ ju ndihmojnë të arrini qëllimet...

11:05, 17/10/2019
A+ Aa A-

Jeni duke e parë veten tuaj pak të ngathët kohët e fundit atëherë, ju mund të provoni një sfidë kundër pengesave në një metodë vërtet funksionale dhe ja se si...

Shumë prej nesh shpesh ndodhemi në situata dhe ditë kur edhe tërhiqemi nga sfidat e përditshmërisë duke ‘u dorëzuar’ sepse nuk e gjejmë motivimin e nevojshëm por kjo nuk do të thotë se po tërhiqemi përfundimisht prej tyre.

Ky fenomen quhet efekti "çfarë dreqin po bëj". "Ndjeheni sikur keni dështuar," thotë Marissa Sharif, një profesore ndihmëse në Shkollën Wharton, Universiteti i Pensilvanisë, SH.B.A. 

"Është e thjeshtë, momenti kur ju zgjidhni të thyeni regjimin tuaj për një moment dhe nga aty, nga ky dështim i vogël, ju mund të hiqni përfundimisht dorë nga synimi juaj”.

Sharif e ka kaluar karrierën e saj duke studiuar se si i përgjigjemi dështimeve të vogla. Për fat të mirë, mund të ketë një mënyrë për të kapërcyer dështime të tilla. 

Ekziston një teknikë që mund t'ju ndihmojë të tërhiqeni: kanalizimi i "rezervave të urgjencës". Sharif thotë se njerëzit që kufizojnë veten pak më shumë janë në gjendje të përballojnë pengesat.

Si të përdorni "rezervat emergjente"? Kjo do të thotë se duhet të vendosni mënjanë nga buxheti një sasi parash që ta përdorni në raste emergjence. Vetë ideja e mbajtjes së lekëve mënjanë ndihmon në kursim dhe në kufizim të shpenzimeve tuaja. 

Fillimet e reja: gjithçka është edhe më e lehtë kur e nisim në një faqe të bardhë. Mendoni një plan dhe sfidat që doni të arrini pas vitit të ri. Gjithsesi edhe kur përpjekjet nuk shkuan sid eshët dhe përfunduat në një dështim duhet të dini se ekziston gjithmonë mundësia e rifillimit nga e para.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco