Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Merret vendimi: Italia i huazon Francës veprën 'Vitruvian Man' të Da Vincit

Merret vendimi: Italia i huazon Francës veprën 'Vitruvian Man' të Da Vincit

10:28, 17/10/2019
A+ Aa A-

Një gjykatë italiane ka refuzuar kërkesën e një grupi për kulturën dhe trashëgiminë për të ndaluar huazimin e "Vitruvian Man" të Leonardo da Vinci, një nga veprat më të famshme të artit në botë, për muzeun e Luvrit në Paris.

Huaja u la në pritje javën e kaluar, pasi grupi; ‘Italia Nostra’ kishte argumentuar se skica ishte shumë e brishtë për t’u transportuar në Francë, ku një ekspozitë e madhe për Leonardon do të hapet në 24 tetor, në përkujtim të 500-vjetorit të vdekjes së artistit.

Grupi bëri thirrje me një gjykatë në Veneto, rajoni vendas i qytetin të Venecias dhe Gallerie dell'Accademia të saj, institucioni që edhe zotëron vizatimin. Kjo ankesë u refuzua dje.

"Vitruvian Man" shfaqet rrallë sepse ekspozimi i dritës mund të dëmtojë skicën e letrës 500-vjeçare. Si rezultat, ekspozohet vetëm 1 herë në disa vjet. 

Në vendimin e gjykatës, gjyqtarët shprehen se "apeli për ndihmë i Italia Nostra nuk ofron elementë të mjaftueshëm për ta mbështetur atë", ata theksojnë "rëndësinë e jashtëzakonshme botërore" të shfaqjes në Louvre dhe thonë se huadhënia e veprës do të ngrinte lart imazhin e Gallerie dell'Accademia, si dhe do lehtësonte shkëmbimet e mëtutjeshme të veprave të saj ndaj edhe huazimi i veprës do të bëhet.

Të vetëdijshëm për gjendjen delikate të skicës, gjykatësit shprehen më tej se sasia maksimale e dritës që duhet t'i nënshtrohet gjatë shfaqjes në Louvre është afërsisht sa drita e biçikletës dhe se duhet të ruhet më pas në errësirë për një periudhë më të gjatë, për të kompensuar sasinë e dritës së marrë gjatë dy ekspozitave në të njëjtin vit.

Dario Franceschini, Ministri Italian për Kulturën e përshëndeti vendimin me një postim në Tiwtter, duke deklaruar:

"Tani mund të fillojë një marëdhënie e shkëlqyer kulturore midis Italisë dhe Francës në dy ekspozitat në lidhje me Leonardon në Francë dhe Raphaelim në Romë."

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco