Titanic: Disa nga sekretet e anijes më famëkeqe në histori

Titanic: Disa nga sekretet e anijes më famëkeqe në histori

11:23, 16/10/2019
A+ Aa A-

RMS Titanic u mbyt në udhëtimin nga Southampton në New York më 15 Prill 1912 duke shkaktuar një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse detare në histori. 14 prilli i vitit 1912, ishte një mbrëmje pa hënë me det të qetë. Këto duhet të ishin kushte të përsosura për udhëtimin marramendës të Titanic nga Southampton në New York. Por nuk rezultoi i tillë...

Në bordin e anijes ishin rreth, 2.224 pasagjerë dhe ekuipazhi, në mesin e tyre disa nga njerëzit më të pasur në botë plus emigrantët që shpresonin të fillonin një jetë të re në Amerikë secili prej tyre me historinë e vet. Në anije kishte objekte të çmuara me vlerë deri në 170 mijë dollarë.

Më shumë se 100 vjet më pas, ndodhitë e asaj nate janë ende duke u shqyrtuar në një cikël dokumentaresh që tregon sekretet e anijes gjigante:

Numri i udhëtarëve në bord:

Image

Ky është posteri ftues për të udhëtuar me Titanic.Image

Një foto e ajsbergut famëkeq që shkaktoi tragjedinë.Image

Stemë e anijes Titanic.Image

Tenisti i mbijetuar Karl Behr hipi në Titanic në një përpjekje për t'i bërë përshtypje 19-vjeçares Helen Newsom, me të cilin donte të martohej.

Ai dhe e dashura mbijetuan dhe sipas raportimeve, ai ia bëri pyetjen dhe i kërkoi Miss Newsom të ishte gruaja e tij ndërsa ata ishin në varkë shpëtimi. 

Ata u martuan një vit më vonë.Image

Image

Çifti që vendosi të vdisnin së bashku:

Ndërsa personazhet e Rose dhe Jack janë të trilluar në filmin Titanic, një nga momentet më zemërthyere në film u bazua në ngjarje në jetën reale.

Çifti, Isidor dhe Ida ishin pasagjerë të klasit të parë që vendosën të vdisnin së bashku në vend që të ndaheshin kur anija po mbytej e njëri prej tyre të shpëtonte.

Sipas raportimeve, Idës i ishte ofruar një hapësirë në një varkë shpëtimi, por nuk pranoi të linte vetëm burrin e saj.ImageImageMarrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco