Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

'Egjiptianët e lashtë i lanë aty': Arkeologët zbulojnë mbi 20 arkivole të mbyllur

'Egjiptianët e lashtë i lanë aty': Arkeologët zbulojnë mbi 20 arkivole të mbyllur

09:04, 16/10/2019
A+ Aa A-

Arkeologët kanë zbuluar një "vend të fshehtë" me më shumë se 20 arkivole të mbyllur në qytetin e Luxor, sipas Ministrisë së Antikiteteve të Egjiptit.

Sarkofagët e ruajtur në gjendje të mirë u zbuluan "ndërsa Egjiptiantët e lashtë i kanë vendosur aty", tha një deklaratë zyrtare për shtyp që nënvizonte gdhendjet e tyre të paprekura dhe ngjyrosjen e mbijetuar.

Gjetur në Al-Assasif, një nekropol antik në bregun perëndimor të Nilit, arkivolet u përhapën në dy nivele të një varri të madh. Vendi dikur formonte një pjesë të qytetit antik të Thebës, rrënojat e të cilit gjenden në Luxor-in e sotëm.

Fisnikët dhe zyrtarët u varrosën në Al-Assasif gjatë kohës së faraonisë. 

Varrezat më parë kanë dhënë gjetje arkeologjike që datojnë nga dinastia e 18-të e Egjiptit, e cila filloi rreth vitit 1539 para Krishtit.

Studiuesit ende nuk kanë zbuluar se nga cila periudhë mund të vijnë arkivolet, me detaje të mëtejshme që pritet të njoftohen në një konferencë shtypi në Luxor të shtunën.

Deklarata përshkroi gjetjen si "një nga zbulimet më të mëdha dhe më të rëndësishme që janë bërë në vend deri më sot". 

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco