FOTO/ I restauruar: ish bunkeri nazist rihapet pas dhjetëra vitesh

FOTO/ I restauruar: ish bunkeri nazist rihapet pas dhjetëra vitesh

15:10, 15/10/2019
A+ Aa A-

Një ish bunker nazist, i cili u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga të burgosur nga kampe përqendrimi, do të shndërrohet në një hotel luksoz.

Bunkeri i Shën Paulit në Hamburg, Gjermani, do të ketë edhe një park dhe kopsht publik në çati, kur të rihapet këtë radhë për njerëzit.

NH Hotel Group qëndron pas hotelit të ri luksoz dhe planifikon ta shndërrojë atë në një hotel luksi.

Hoteli do të jetë i përbërë nga pesë kate dhe do ketë në katin e fundit të saj në tarracë një tjetër godinë në formën e një piramide.

Hoteli me 13 dhoma gjumi ndodhet në mes të Hamburgut dhe gjithashtu do të ketë një bar, kafe dhe restorant së bashku me kopshtin e çatisë.

Kopshti do të jetë i hapur për publikun dhe do të ketë një memorial për ata që vdiqën nën regjimin nazist.

Të katër shtyllat e ndërtesës do të mbeten, me një shtyllë tjetër në çati të shtuar për të krijuar një efekt piramidale.

Godina luksoze pritet të hapet në vitin 2021.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco