FOTO/ Festojnë perëndeshën Mari, venezuelianët ‘zhyten’ në haluçinacione dhe ekstazë

FOTO/ Festojnë perëndeshën Mari, venezuelianët ‘zhyten’ në haluçinacione dhe ekstazë

14:43, 15/10/2019
A+ Aa A-

Imazhet e kapura tregojnë se si ndjekësit e një feje indigjene në Venezuelë janë mbledhur rreth e rrotull me njëri-tjetrin zhytur në halucinacione gjatë ritualeve për të festuar një perëndeshë lokale.

Çdo vit, mijëra persona udhëtojnë në malin Sorte në veri të Venezuelës për të bërë haraç ndaj perëndeshës, Maria Lionza, e nderuar si perëndeshë e natyrës, dashurisë, paqes dhe harmonisë.

Rrethi i kultit Maria Lionza është një përzierje e katolikizmit romak, fesë Afro-Karaibe, Santeria, dhe ritualeve tradicionale, dhe ka anëtarë në të gjithë shoqërinë Venezueliane, nga fshatrat e vegjël rurale deri në kryeqytetin Caracas.

Maria besohet të ketë lindur vajzën e një shefi vendas në malin në Sorte, afër qytetit të Chivacoa, qindra vjet më parë.

Një legjendë thotë se një shaman vendas deklaroi se i gjithë fisi do të shkatërrohej, përveçse nëse Maria flijohej duke u gllabëruar nga një anakonda gjigante por babai i saj e fshehu, por ajo shpëtoi dhe shkoi në kërkim të gjarprit, i cili menjëherë ra në dashuri me të, i nënshtruar nga hijeshitë e saj.

Festa e Marias celebrohet çdo vit duke përdorur mediumet e njohura si tymi i cigares, rumi dhe ilaçet bimore për të hyrë në një ekstazë që ata pretendojnë se u lejojnë atyre të pastrojnë shpirtin nga ligësitë.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco