Thuajse po mbulohej nga pyjet, rezidenca dikur aristokrate blihet për 443,000 dollarë

Thuajse po mbulohej nga pyjet, rezidenca dikur aristokrate blihet për 443,000 dollarë

12:23, 15/10/2019
A+ Aa A-

Një rezidencë irlandeze që dikur ishte shtëpia e një familje aristokratësh para se ata të dëboheshin prej aty, është vendosur të rinovohet pasi thuajse u zhyt në pemë dhe shkurre.

Moore Hall në Qarkun Mayo u ndërtua nga politikani i famshëm irlandez George Moore ndërmjet viteve 1792 dhe 1795 dhe ishte një rezidencë familjare derisa u shkatërrua nga Ushtria Republikane Irlandeze gjatë luftës civile në vitin 1923.

E braktisur dhe e lënë krejt pa ndërhyrje, gërmadhat e saj të rrënjosura e tregojnë më së miri me pamje nga Lough Carra, pasi këshilli lokal e bleu atë vitin e kaluar për 443,000 dollarë.

Në kohën e zjarrit koloneli Maurice George Moore i cili ishte edhe jetonte në vilë në atë kohë, atëherë ishte një oficer i ushtrisë britanike dhe po ashtu ishte edhe senator në Seanad Eireann të sapoformuar të Shtetit të Lirë irlandez.

Gjatë Luftës Civile irlandeze, zhvilluar midis atyre që ishin për traktat dhe atyre që ishin kundër traktatit, IRA po sulmonte shtëpitë që i përkisnin senatorëve dhe më 1 shkurt 1923, shtëpia e Moore u dogj.

Pronari nuk ishte, në të vërtetë, kolonel Moore, por vëllai i tij, romancieri George Moore. 

Image

Image

Image

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco