Kometa ndër yjore së shpejti do dallohet nga teleskopët e NASA-s

Kometa ndër yjore së shpejti do dallohet nga teleskopët e NASA-s

10:23, 15/10/2019
A+ Aa A-

Kometa ndëryjore 21 / Borisov duket tepër e ngjashme me kometat tona bazuar në vëzhgime të reja nga astronomët. 

Ata po mësojnë gjithashtu detaje të reja rreth kometës, si fakti që ajo ka një ngjyrim të kuqërremtë, sipas një studimi të ri.

Dhe pasi zbuluan objektin e parë ndër yjor, ose objektin që e kishte origjinën jashtë sistemit tonë diellor, i njohur si 'Oumuamua në 2017, astronomët ishin përgatitur më mirë për gjetje të reja.

Astronomët në Universitetin Jagiellonian në Krakow krijuan një program kompjuterik të quajtur "Crusher Interstellar" pasi objekti i parë ndër yjor u zhyt shpejt në sistemin tonë diellor.

Në fund të gushtit, astronomi amator Genadi Borisov zbuloi një kometë të re.

Astronomi përdori një teleskop 0.65 metra dhe pa diçka që i ngjante një komete me një bisht të shkurtër.

Vëzhgimet nga Laboratori  i Jet Propulsion i NASA-s drejt sistemit tonë Diellor kanë mbështetur teorinë që kjo kometë ka orbitën më hiperbolike nga mijëra kometa të njohura deri më sot. 

Orbitat i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë natyrën e një objekti dhe nga ka ardhur. 

Ata përcaktuan se kometa mbizotërohet nga pluhuri, i cili është tipik për kometat, dhe ka ngjyrë të kuqe. 

Ajo gjithashtu ka një rreze pak më shumë se gjysmë milje. 

Jashtë orbitës së saj hiperbolike, kometa është shumë e ngjashme me ato që gjejmë në sistemin tonë diellor. 

Kometa po del akoma nga shkëlqimi i diellit dhe po i rritet shkëlqimi.

Do të jetë e vëzhgueshme për disa muaj, gjë që na bën të besojmë se më e mira është akoma duke ardhur.

Dhe të gjithë do kemi shans ta njohim edhe më mirë këtë kometë në të ardhmen. Kjo do ndodhë prej datës 26 tetor kur edhe ajo do futet në sistemin tonë diellor.

Për ta parë atë do të jenë të nevojshme të përdoren teleskopë profesionalë nga NASA.

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco