FOTO/ ‘Të verbër ndaj ngjyrave’: Ishulli ku xhungla është rozë dhe deti gri

FOTO/ ‘Të verbër ndaj ngjyrave’: Ishulli ku xhungla është rozë dhe deti gri

09:16, 15/10/2019
A+ Aa A-

Në fotografitë e Sanne De Wilde të ishullit Pingelap, asgjë nuk është ashtu siç duket. 

Imazhet e saj përshkruajnë një parajsë tropikale ku bimësia e xhunglës është rozë e zbehtë, deti është gri dhe banorët vendas shihen me të zezë dhe të bardhë.

Por fotografja belge ka kapur botën jo ashtu siç e sheh ajo por ashtu siç ajo imagjinon që do dukej nëse njerëzit nuk do të shikonin ngjyrat.

Quajtur  "Ishulli i të verbërve ndaj ngjyrave", Pingelap është shtëpia e një numri të madh njerëzish që nuk mund të dallojnë ngjyrat.

Ndërsa akromatopsia (e njohur edhe si çngjyrosje "totale") ndodh në rreth 1 në 30,000 njerëz globalisht, incidenca në popullsinë e vogël të Pingelap besohet të jetë midis 4% dhe 10%.

Gjendja i është gjetur një ish-mbreti e madje edhe situata e ishullit i dedikohet po atij, në një prej rreth 20 ishujsh, që i kanë mbijetuar një cunami katastrofik në fund të shekullit të 18-të. 

Besohet se ky mbret ka ndihmuar në ripopullimin e Pingelap duke pasur shumë fëmijë të cilët trashëguan defektin në shikim pas tij dhe kështu vazhdoi deri në ditët e sotme.

Shumë nga pasardhësit e tij trashëguan një gjen të rrallë që shkakton akromatopsinë. 

Gjendja trashëgimore vazhdon të kalohet brez pas brezi.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco