Përse personat paraplegjik vendosin thumba në dorezat e karrocës?

Përse personat paraplegjik vendosin thumba në dorezat e karrocës?

08:31, 15/10/2019
A+ Aa A-

Bronwyn Berg u mërzit aq shumë me njerëzit që ngacmonin karrocën e saj pa e pyetur, saqë ajo vendosi gjemba në dorezat e karrocës së saj. Dhe nuk është e vetmja. 

Me një numër të personave me aftësi të kufizuara që raportojnë se karrocat e tyre preken pa dëshirë shumë njerëz po marrin masa për të gjetur një zgjidhje ndaj këtij fenomeni.

Berg, ndjehet më e sigurt tani që ka thumba në dorezat e karrocës së saj. Ajo sqaron se karrigia e saj me rrota është  si një zgjatim i vetes dhe se nëse dikush e kap atë, është njësoj sikur të prekte atë vetë.

‘Të preket ose të kapet’ nga një i huaj pa paralajmërim ose pëlqim është ende një përvojë shumë e zakonshme për shumë persona me aftësi të kufizuara.

Edhe pse njerëzit besojnë se janë duke ndihmuar me veprimet e tyre, një pushtim i hapësirës personale të trupit mund të jetë i frikshëm.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco